Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Paris, parandalohet atentati i mundshëm, arrestohen 3 të reja të radikalizuara
Autoritetet franceze kanë arrestuar tre vajza të reja 18, 19 dhe 21 vjeç të dyshuara për planifikimin e një atentati në vende publike në Paris. Arrestimet u kryen në Lyon, Vierzon dhe Villeurbanne, vetëm pak ditë përpara përvjetorit të dhjetë të sulmeve të 13 nëntorit 2015, ku 130 persona humbën jetën në sallën e koncerteve ‘Bataclan’ dhe në zona të tjera të kryeqytetit francez. Sipas Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste (PNAT), vajzat dyshohet se kishin diskutuar për mundësinë e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve, megjithëse hetimet tregojnë se nuk kishin zgjedhur ende një objektiv konkret. Autoritetet i kanë cilësuar ato si ‘të radikalizuara’, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkallën e seriozitetit të synimeve të tyre. Avokatët e mbrojtjes kanë kërkuar kujdes, duke paralajmëruar kundër përfundimeve...