Ngjarje makabre/ Gjendet një trup i djegur në makinë pranë Athinës, dyshohet se është i një punëtori shqiptar

Ngjarje makabre/ Gjendet një trup i djegur në makinë pranë Athinës, dyshohet se është i një punëtori shqiptar

makina e djegur GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën dhe zonat përreth saj. Policia greke ka zbuluar trupin e pajetë të një personi të lidhur dhe të djegur në pjesën e pasme të një automjeti, në zonën e Skourtas, në Viotia, pranë kryeqytetit grek. Sipas mediave vendase, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me zhdukjen e një punëtori shqiptar ndërtimi, i cili rezulton i humbur prej katër ditësh. Burime nga policia bëjnë me dije se shqiptari, që jetonte në Evia dhe nuk kishte precedentë penalë, është parë për herë të fundit teksa udhëtonte drejt Vilias, ku kishte marrë në makinë një të njohur, të cilin e kishte lënë rrugës. Zgjedhja e vendit, mënyra e prangosjes së viktimës dhe më pas djegia e...