Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjike/ 22-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal, 4 të vdekur dhe 11 të plagosur
Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një 22-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku një 22-vjeçar në tentativë për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lokal. Të paktën 11 persona u plagosën, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje kritike. Ndërkohë, pas aksidentit, i riu është vënë në pranga. 4 dead, 11 injured after speeding car plows through crowd in Ybor in Tampa, Florida pic.twitter.com/xJz4LLKuBe — Rapid Report (@RapidReport2025) November 8, 2025 Top Channel