Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vlora bëhet gati për zgjedhjet, shpërndahet baza materiale në katër KZAZ
foto ilustruese VLORË- Vlora po bëhet gati për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen nesër. Në KZAZ-në e Vlorës ka nisur që prej mesditës shpërndarja e bazës materiale zgjedhore. Kamionë nga KQZ-ja kanë shkarkuar kutitë e votimit për 231 qendra votimi, ndërkohë që votat do të numërohen në 4 KZAZ. Po ashtu, Partia Socialiste ka dërguar në kohë listat emërore për komisionerët, anëtarët e komisioneve, vëzhguesit dhe numëruesit. Ndërkohë, Partia Demokratike ka sjellë me vonesë listat emërore pranë KZAZ-ve. Në ethet e garës për postin e kryebashkiakut të Vlorës janë tre kandidatë: Bruna Mersini nga PS, Dionis Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD e Vlorës dhe “Shqipëria Bëhet”, si dhe Gjergji Nika, kandidat i pavarur dhe këshilltar bashkiak me partinë “Koalicioni...