Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe tregues i dinamikave të ardhshme politike në skenën qendrore. Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica e Jugut vlerësohen si garat më të forta, ku përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të riformësojnë hartën politike lokale. Rezultatet e balotazhit pritet të ndikojnë edhe në balancat kombëtare të pushtetit, duke përcaktuar nëse LVV-ja do të zgjerojë ndikimin e saj apo nëse PDK-ja e LDK-ja do të ruajnë bastionet tradicionale. Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm. Në rundin e parë...