Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës
Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve ka njoftuar nisjen e një fushate antikrim në ishullin turistik të Kretës, pas incidenteve të fundit me armë që lanë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Fushata parashikon dërgimin e një njësie elitë kundër krimit të organizuar dhe shtimin e kontrolleve për armëmbajtje pa leje. “Gota është mbushur plot dhe po derdhet. Nuk do të ketë më të fortë apo mafie lokale në Kretë”, deklaroi ministri Michalis Chrysochoidis, duke theksuar edhe ndryshimet ligjore që po ndërmerren për të luftuar kriminalitetin. Masat pasojnë ngjarjet e fundjavës së kaluar në fshatin Voricia, afër Heraklionit, ku dy familje u përplasën me armë zjarri, duke lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një fëmijë të mitur. Një njësi e...