Interes për arsimin profesional, rritet numri i vajzave që zgjedhin degë të cilat kërkohen nga tregu i punës

Interes për arsimin profesional, rritet numri i vajzave që zgjedhin degë të cilat kërkohen nga tregu i punës

Ejona Merlika, nxënëse e gjimnazit “Gjergj Canco”, synon të bëhet programuesja e së ardhmes. Ajo tregohet e vendosur të ndjekë pasionin e saj për teknologjinë, duke shpjeguar se çfarë e shtyu drejt këtij profesioni. “Të jep mundësinë për të krijuar pajisje të reja elektronike, të formatosh, të krijosh programe vetë, të hap shumë dyer në tregun e punës në të ardhmen, të gjitha këto që ti përfshin elektronika dhe TIK në përgjithësi”,  u shpreh Ejona Merlika. Ajo thekson se vit pas viti është rritur ndjeshëm numri i vajzave që zgjedhin drejtime profesionale të tilla. “E lobojnë fort pjesën për barazinë gjinore, që nuk ka diferencim në bazë të gjinisë. Duke parë që vitet e fundit teknologjia te vajzat është përhapur shumë, është edhe një mundësi...