Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

Dyshohet se po planifikonin sulm terrorist, arrestohen tre vajza në Paris

Prokurorët francezë të antiterrorizmit kanë akuzuar dhe burgosur tre vajza, të dyshuara për planifikimin e një sulmi terrorist. Vajzat të moshave, 18, 19 dhe 21 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës. Sipas Le Parisien , një nga të dyshuarat, e referuar si ‘B’, kishte rreth 20,000 ndjekës në TikTok, ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste. Hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës në grupin me tre vajza. Dyshohet se vajzat kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, ku kanë përmendur armë zjarri  si dhe objektiva të mundshme si një sallë koncertesh ose një bar në Paris. Top Channel