VIDEO/ Elbasani përmbytet me vetëm 2 minuta shi

VIDEO/ Elbasani përmbytet me vetëm 2 minuta shi

Vetëm dy minuta reshje shiu kanë mjaftuar që lagjja Gurabardhi në Elbasan, e cila ndodhet rreth 500 metra larg qendrës së qytetit, të bllokohet nga uji pasditen e sotme.  Banorët raportojnë se rrugët janë mbushur me ujë në pak minuta, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Situata përsëritet sa herë bie shi, për shkak të mungesës së sistemit të kanalizimeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Pavarësisht se reshjet kanë qenë të shkurtra, uji ka mbuluar disa akse të lagjes, ndërsa autoritetet vendore ende nuk kanë ndërhyrë për zhbllokimin e ujërave.