Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ujku në lëkurë deleje, analiza: Pushteti i mprehtë i Kinës nga Amerika Latine deri në Australi
Përveç ndërtimit të hekurudhave, porteve, rrugëve, fabrikave dhe minierave përmes nismës Brezi dhe Rruga, Kina po i ndryshon edhe peizazhet informative, mediatike dhe të komunikimit në të gjitha kontinentet e botës, duke përdorur gjithnjë e më shumë mjetet e pushtetit të mprehtë. Midis pushtetit të butë të ideve dhe pushtetit të fortë të ushtrisë dhe shantazhit ekonomik ndodhet pushteti i mprehtë i propagandës dhe dezinformimit. Pushteti i mprehtë mashtron, pushteti i butë përdoret për tërheqje, ndërsa ai i fortë është kërkues i pakushtëzuar. Politologu i ndjerë, Joseph Nye, krijuesi i konceptit të pushtetit të butë, ka pohuar se kufiri midis pushtetit të butë dhe atij të mprehtë qëndron te e vërteta dhe çiltërsia. Të njëjtën gjë, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios...