Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë

Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas publikimit të Progres-Raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të gjendjes dramatike ku ndodhet vendi nën qeverisjen e Edi Ramës. Në reagimin e saj, Xhixho thekson se raporti i BE-së konfirmon dështimin e qeverisë në çdo fushë, nga sundimi i ligjit e deri te liria e medias, duke e përshkruar situatën si alarmante për demokracinë shqiptare dhe pengesë serioze për integrimin europian. Postimi: Ashtu si çdo vit, Progres-Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë konfirmoi gjendjen dramatike të vendit nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Raporti tregon qartë se, krahasuar me një vit më parë, nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë, sundimit të...