Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lokali në Korçë i kthyer në pikë lojërash fati, arrestohet pronari 25-vjeçar
Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet e cila shërbente si pikë e lojërave të fatit. Për pasojë, është vënë në pranga pronari i ambientit 25 vjeç si dhe janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari. Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 16, dyshohej se viheshin baste sportive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 25 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe...