Taksat që ndryshojnë/ Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

Taksat që ndryshojnë/ Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

Paketa fiskale ose thënë ndryshe grupi i ndryshimeve tatimore që qeveria ka propozuar për të shoqëruar projektbuxhetin e vitit 2026, përfshin falje të detyrimeve tatimore si dhe një sërë rikthimesh tatimesh, në disa raste edhe rritje të tyre. Paqja fiskale do të jetë edhe një ndër risitë e kësaj pakete e cila do të falë detyrimet dhe gjobat e vjetra 10-vjecare deri në vitin 2014 ndërsa për vitet e tjera lehtësi me kushte. Në këtë linjë lehtësuese paketa fiskale vijon edhe për fermerët me një shtysë të drejtpërdrejtë, pasi kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të shitjes, për të nxitur formalizimin dhe rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Ndërsa në sektorin e pasurive të paluajtshme për rivlerësimin është propozuar një zbritje e...