Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Viktima, punëtor ndërtimi?/ Një shqiptar raportohet i zhdukur, çfarë dyshohet
Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar. Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe. Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici. Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat. Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë. Ndërkohë makina rezulton...