Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin, dyshohet se…
Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit. Personi i pajetë është rreth 67 vjeç, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Viktima është identifikuar si Bujar Mezini. “Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit. Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së...