Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Stilistja Bona Karamano rikthen traditën shqiptare në modë moderne dhe unike: Veshjet e mia pëlqehen nga të huajt, sidomos nga francezët
Prej 33 vitesh stilistja e veshjeve Bona Karamano drejton dizenjimin dhe qep veshje tradicionale në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve. Të stilosh dhe qepësh traditën, për Bonën është unike. “E bëj me dashuri këtë punë, kur ulem bëj një model gjatë atij modeli kur unë e qep, unë filloj dhe ndryshoj modelin gjatë punimit me dhjetëra herë derisa të bëj diçka që mua më pëlqen dhe është kënaqësi kur vijnë njerëzit thonë që vërtet janë gjëra unike,janë gjëra të veçanta sepse unë një model e bëj një herë dhe kjo është bukuria që çdo njeri ka në trupin e tij veshjen më të veçantë dhe që nuk e ka tjetër njeri”, shprehet stilistja. Veshjet e stiluara nga Bona janë pëlqyer...