Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shëndetësia e Ramës: Në Facebook ka buxhet miliardësh, në Onkologjik mungojnë ilaçet
Kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin 2026 me theks të veçantë tek shëndetësia dhe mirëqenia sociale, duke premtuar se “lufta kundër kancerit” do të jetë një nga prioritetet kombëtare të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se “për herë të parë, shteti do të financojë posaçërisht barnat e shtrenjta të trajtimit të kancerit”, duke shtuar se shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë që kalojnë këtë sëmundje do të jetë falas për të gjitha. Por ndërsa kreu i qeverisë fliste për një “linjë të re financimi prej 15 milionë eurosh për barnat e onkologjikut” dhe për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve deri në vitin 2030, pacientët me kancer vijojnë të përballen çdo ditë me mungesën e barnave jetike në spitalin Onkologjik të...