Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani – VIDEO

Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani – VIDEO

Promovohet libri i ri me poezi “Stinë dashurie” i autorit Ibrahim Didani   Sot paradite, Shoqata e Krijuesve Jonian “Sarandë”, në bashkëpunim me krijuesit e “Let–Art” Delvinë, organizoi një aktivitet të veçantë kulturor: promovimin e librit më të ri me poezi “Stinë dashurie”, të autorit sarandiot Ibrahim Didani. Në një atmosferë të mbushur me emocione, art dhe fjalë të bukura, të pranishmit përjetuan një takim të rrallë me vargun, frymëzimin dhe dashurinë për Sarandën.     Aktivitetin e çeli Panajot Zoto, kryetar i krijuesve “Let–Art” Delvinë, i cili theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes krijuesve të dy qyteteve dhe rëndësinë që mbart letërsia në ruajtjen e identitetit kulturor. Më pas, fjalën e mori redaktori i librit, Bekim Alizoti, i cili ndau me të pranishmit procesin e...