Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Buxheti 2026/ PD: Qeveria zgjedh oligarkët, jo arsimin dhe shkencën
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e lë arsimin dhe kërkimin shkencor jashtë prioriteteve kombëtare, duke e çuar vendin drejt një krize të thellë në dije dhe zhvillim. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaroi se buxheti i parashikuar për arsimin dhe shkencën për vitin 2026, në masën 2.53% të PBB-së, është tregues i neglizhencës së qeverisë ndaj brezit të ri dhe sistemit arsimor. Sipas saj, ky financim nuk përputhet me nevojat reale të arsimit parauniversitar dhe universitar, as me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare. Sula kujtoi se sipas testimeve PISA, niveli i nxënësve shqiptarë ka shënuar rënie alarmante, ndërsa universitetet shqiptare mbeten jashtë çdo renditjeje ndërkombëtare për cilësi akademike. DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA Buxheti për...