ISP ngre alarmin për integritetin politik: Dorëheqje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

ISP ngre alarmin për integritetin politik: Dorëheqje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

ISP vlerëson se zyrtarët nën hetim zyrtar ose në masë sigurie, pavarësisht nga niveli drejtues në ekzekutiv apo pushtetet e tjera, duhet të japin dorëheqje. Ky është standardi i aplikuar nga Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian (p.sh., Qatargate 2022), ku zyrtarët u pezulluan nga funksionet dhe grupet politike parlamentare i pezulluan ose përjashtuan nga radhët e tyre. I njëjti standard duhet të aplikohet edhe nga vende që synojnë anëtarësimin në BE, siç është Shqipëria. Rastet e fundit, kur SPAK ka adresuar akuza zyrtare ndaj disa zyrtarëve të lartë, po injorohen, duke dhënë një mesazh negativ ndaj standardeve të llogaridhënies, etikës, integritetit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Nga ana tjetër, ISP mbështet edhe standardet etike të PES/EPP, sipas të cilave, zyrtarët e dënuar nuk mund...