Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Luhatja e temperaturave në këto muaj vjeshte ka bërë që në urgjencën e pediatrisë në QSUT të paraqiten çdo ditë rreth 300 fëmijë për vizitë, me një shtim të ndjeshëm fluksi. Megjithatë, vetëm 10–15% e tyre kanë nevojë për trajtim të specializuar. “Nëqoftëse, flasim për paraqitje urgjence janë 10-15% e rasteve që vërtetë paraqesin një emergjencë spitalore të plotë, defakto hospitalizohen dhe marrin trajtin të mëtejshëm.”, tha mjeku Albert Lama. Në grupvirozat që po qarkullojnë tek të vegjlit, infeksionet respiratore të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë ato, të cilat po dominojnë në këtë periudhë. Sipas Shefit të urgjencës pediatrike në QSUT, ato po manifestohen me kollë dhe temperaturë disa ditore. “Janë kolla dhe temperatura. Një infeksion viral ose dhe bakterial i aparatit respirator mban...