Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjanica ‘kthehet në identitet’, mbetjet nga fabrikat e vajit dhe kompanitë e naftës ndotin lumin që kalon në mes të Fierit
Ndotja e lumit Gjanica mëngjesin e sotëm është në nivele alarmante, e shoqëruar me një aromë të rëndë dhe mbytëse. Qytetarët fierakë, në kulmin e indinjatës së tyre, janë shprehur njëzëri se kjo situatë shumëvjeçare duhet të marrë fund, duke dënuar neglizhencën ndër vite të institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi. “Kjo ndotje shkatërron mushkëritë, është kancer,” thonë ata, ndërsa theksojnë se ndotja e rëndë zbeh edhe investimin prej miliona eurosh të kryer në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane për rikualifikimin e qendrës së qytetit. Ashtu si çdo vit në këtë periudhë, shkaktarët kryesorë të ndotjes konsiderohen fabrikat e vajit dhe kompanitë e naftës, të cilat dyshohet se, nën petkun e fabrikave të përpunimit të ullirit, shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar në lumë...