Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin

Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin

Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit. Personi i pajetë është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Viktima është ende i paidentifikuar.   Top Channel