Nata finale e ‘Për Shqiptarët’ dhuron emocione të mëdha, histori shprese dhe solidariteti nga shqiptarët

Nata finale e ‘Për Shqiptarët’ dhuron emocione të mëdha, histori shprese dhe solidariteti nga shqiptarët

Top Channel dhe Fondacioni Firdeus kishin rezervuar për puntatën e fundit të ‘Për Shqiptarët’ një natë me emocione të mëdha, me jetë të shpëtuara dhe shtëpi të ndërtuara nga e para, ku lutja edhe këtë herë u kthye në buzëqeshje. Dy historitë e para ishin ato të dy vajzave të vogla: Altea, 6 vjeçe, e diagnostikuar me tumor dhe Dajna, vetëm një muajshe, e cila çdo ditë të jetës së saj e kishte kaluar në spital. Falë mbështetjes së shqiptarëve, ato u dërguan për kurim në kohë rekord me avionin spitalor drejt Italisë. Lotët e trishtimit u kthyen në lot gëzimi dhe shprese. Dearti dhe Luisi, pas kurimit në Itali, për herë të parë përqafuan familjarët e tyre. “Për Shqiptarët” solli edhe historinë e Marias,...