Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kapen me armë gjahu dhe municion, procedohen penalisht dy persona
Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, teksa qarkullonin me armë gjahu dhe municion luftarak, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë në fuqi. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Domen, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin udhëtonin dy persona. Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës, si dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”. Sipas njoftimit, veprimet e Policisë janë pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e gjuetisë së paligjshme, si dhe për parandalimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me moratoriumin në fuqi. Materialet procedurale janë referuar...