Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“I forti” i Durrësit del sot nga qelia, Lul Berisha merr leje për të varrosur të atin
Lulzim Berisha TIRANË- Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës për të marrë pjesë sot në varrimin e të atit. Ish-kreu i bandës së Durrësit, do të lërë qelinë prej orës 12:30 deri në 16:00. Ai do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurië për të marrë pjesë në varrimin e babit e më pas për t’u rikthyer sërish në qeli. Ish-kreu i bandës së Durrësit u arrestua më 14 dhjetori 2023 në Spanjë teksa fshihej në Alicante, në kuadër të operacionit “Sant Joan”. Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare. Ish-kreu i bandës së Durrësit ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën. Biznesmeni Lame u vra me lëndë shpërthyese...