Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës Peqin–Elbasan

Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës Peqin–Elbasan

Foto ilustruese PEQIN- Një person i pajetë është gjetur mesditën e kësaj të shtune pranë hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin. Trupin e viktimës e ka pikasur një kalimtar i rastësishëm, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Personi i pajetë, ende i paidentifikuar është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes, ndërsa policia ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe kanë rrethuar zonën./ZËRI