Kosova zgjedh të dielën: 18 komuna në balotazh!

Kosova zgjedh të dielën: 18 komuna në balotazh!

Kosova do të votojë të dielën në raundin e dytë në zgjedhjet lokale! Janë 18 komuna të rëndësishme që kanë shkuar në balotazh dhe qytetarët do ti drejtohen kutive të votimeve! Sipas planifikimeve nga KQZ, fletëvotimet do të shpërndahen në Qendra të Votimit të dielën në mëngjes, të cilat do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime. Sipas vendimit të KQZ-së, kanë shtypur 1,158,015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë,...