Kandidat i PS-së për Tepelenë, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

Kandidat i PS-së për Tepelenë, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë. Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar. Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjen reale të kandidatit me komunitetin që kërkon të përfaqësojë. Ky fakt ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore: Si mund të përfaqësosh një bashki, nëse nuk je pjesë e saj? Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës zhvillohen këtë të diel, ku përballë Sakos është kandidati i pavarur Gabriel Guma, një emër që ka fituar mbështetje të gjerë nga banorët vendas.