Në zgjedhje me “bedela” elektoralë

Në zgjedhje me “bedela” elektoralë

Nga Skënder Minxhozi/ E dinin që në verë se në pesë bashki do të kishte zgjedhje, pasi kryetarët në detyrë kishin kandiduar për një mandat parlamentari. E parashikonin se edhe tek e gjashta, bashkia e Tiranës, zgjedhjet mund të ishin pas derës, sa kohë që kreu i bashkisë ndodhej në arrest me burg. E megjithatë në 9 nëntor, shtatë muaj pas zgjedhjeve  të 11 majit, opozita vendosi të dërgojë një listë të pavarurish në këmbë të kandidatëve të saj me stemë dhe logo partie mbi gjoks. Persona të cilët mund të kenë karriera të lavdërueshme në jetët e tyre, siç është fjala vjen kandidati vlonjat, por që politikisht s’kanë lidhje përfaqësimi zyrtar me opozitën. Nuk janë ata problemi real, problem është pala që i propozon,...