Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Rinas, teksa tentonin të hynin në Shqipëri. Policia Kufitare Rinas ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim. Në këtë kuadër, janë kapur dhe vënë në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët bënë të mundur ndalimin e 3 shtetasve në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, konkretisht shtetasit: Denis Xhelili., 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të...