Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
‘Burgjet’ i japin leje Lulzim Berishës të shkojë në varrimin e të atit! Shoqërohet në masa të rrepta sigurie
Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës për të marrë pjesë sot në varrimin e të atit, për harkun kohor 12-30 me 16:00. Ish-kreu i bandës së Durrësit, i cili ndodhet në qeli në burgun e Durrësit, do të shoqërohet në masa të rrepta sigurie. 1 vit e 3 muaj pas arrestimit në Spanjë, Lulzim Berisha u ekstradua në Shqipëri më 18 mars. Fillimisht u shpall në kërkim në 2020-ën për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua për mungesë provash, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me...