Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Letra alarmuese e Guterres për ambasadorët: OKB është duke falimentuar, faji i SHBA dhe Kinës
Organizata e Kombeve të Bashkuara ndodhet në një “garë të shpejtë drejt falimentimit”. Kështu paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në një letër drejtuar vendeve anëtare. Kriza e likuiditetit, thotë ai, është pasojë e vonesave dhe mosshlyerjes së kontributeve nga disa shtete, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Ndërkohë, Bashkimi Europian mbetet i vetmi kontribues i madh që paguan rregullisht, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar “anijen e botës”. Guterres paralajmëron se, pa pagesat e nevojshme, OKB-ja mund të detyrohet të shkurtojë deri në 20% të buxhetit në vitet e ardhshme, duke rrezikuar funksionimin normal të programeve dhe misioneve. Ai kërkon që shtetet të shlyejnë menjëherë detyrimet për të shmangur “rrethin vicioz” që e çon organizatën drejt kolapsit financiar.