“Pacientët e Onkologjikut, 15 mln euro financim shtesë”, Rama: Rritje pagash për bluzat e bardha

“Pacientët e Onkologjikut, 15 mln euro financim shtesë”, Rama: Rritje pagash për bluzat e bardha

foto ilustrim: edi rama-onkologjiku TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë ditën e sotme në lidhje me buxhetin e vitit 2026. Përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama thekson se mbi 1 miliardë euro do të shkojnë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Rama tha se 15 milionë euro ekstra do të shkojnë në shërbim të pacientëve të onkologjikut, ndërs për herë të parë do të ketë një mbështetje speciale dedikuar grave dhe vajzave që vuajnë nga tumori në gjiri duke akorduar një fond prej 15 milionë eurosh ku kjo kategori do të përfitojë falas rikonstruksionin e gjirit. "Mbi 1 miliardë euro nga buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta...