Botërori “Brazil 2027” për vajza/ Zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë

Botërori “Brazil 2027” për vajza/ Zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë

Kombëtarja e vajzave njohu pak ditë më parë ekipet kundërshtare që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Vajzat kuqezi janë pjesë e grupit B1 dhe do të përballen me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi në këto eliminatore, teksa tashmë është vendosur edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion. Skuadra jonë do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Malit të Zi më 3 mars 2026. Pas 3 ditësh, më 7 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Çekisë. Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në prill 2026. Ndeshja Uells– Shqipëri do të luhet më 14 prill, ndërsa pas 4 ditësh, më 18 prill, vajzat kuqezi do të presin në shtëpi po Uellsin...