Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Udhëtim përmes leximit: Shqipëria në sytë e një të huaji
(Mendime rreth librit “Shqipëria-Orienti i Europës” të shkrimtarit suedez Sven Auren)* Shkruan Burim Breznica Libri “Shqipëria-Orienti i Europës” është publikuar në vitin 1936 në gjuhën suedeze nga i ndjeri Sven Auren. Dhe falë intelektualit z. Adil Biçaku, ky libër është përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe, tashmë i kompletuar edhe me shkrimet e S. Auren nga vizita e tij e fundit në Shqipëri, në vitin 1968. Auren ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar suedez që ka shkruar 55 vepra, shumica prej tyre me shënime dhe mbresa udhëtimi. Autori Auren kishte njohur një shqiptar në Paris në moshë të re dhe kishte vizituar Tiranën, ku kishte qëndruar një javë. Ajo vizitë i kishte lënë përshtypje të forta, prandaj në vitet 1930-ta kishte ardhur prapë në Shqipëri...