Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Vdekja e skenarit, ose zhdukja e arkitekturës së mendimit
Marsel Lela dhe Agim Bajko Nga Marsel Lela “E kundërta e lirisë nuk është skllavëria, por zbrazëtia.” — Milan Kundera * Në një kohë kur improvizimi është bërë doktrinë, ndërsa spontaniteti kthehet në virtyt publik, skenari – si formë, si disiplinë dhe si art i ndërtimit të kuptimit – duket se e ka humbur vendin e vet. Në këtë ese, jam përpjekur të vështroj me syrin e njeriut të fjalës vdekjen e skenarit dhe të skenaristit, duke e lexuar këtë jo si fund të një profesioni, por si simptomë të një krize më të thellë: humbjes së arkitekturës së mendimit në kulturën bashkëkohore. * Ka vdekje që ndodhin pa bujë, pa trishtim publik, pa ndonjë shpallje zyrtare. Ato nuk i gjen në formë lajmërimesh të...