Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Poetja Armenida Qyqja vjen në Prishtinë me një vëllim të ri poetik
Libri me poezi i poetes Armenida Qyqja “Mos ma zgjoni Dodonën” posa është botuar nga Shtëpia botuese AGORAPRINT e Prishtinës. Armenida Qyqja, lindur në Tiranë, më 1977 është autore e tetë librave me poezi, dy librave me tregime të shkurtra dhe dy përmbledhje me poezi të botuara në gjuhën angleze. Në vitin 1995, emigroi në Vancourver, British Columbia, Kanada ku dhe jeton edhe sot duke ushtruar profesionin e ndihmës dentistes, ndërkohë që pasioni i saj i vërtetë ka qenë dhe mbetet letërsia.Librin e posabotuar mund ta gjeni në Panalirin e Librit në Tiranë (12-16 nëntor) si dhe në disa librari të Prishtinës dhe Tiranës Nga Nexhat REXHA Kur njeriu meditimin e brendshëm e sofistikon me dhembjen, misteret e botës ngarendin kah hijet e padukshme nëpër të cilat kalojnë fatet...