Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Olivier Rioux, 19-vjeçari më i gjatë në botë bëri debutimin e tij në ndeshjet e kolegjeve në basketbollin amerikan. Kanadezi është i gjatë 2 metër e 36 centimetër dhe vesh këpucë me numrin 55, që me gjasë i bën me porosi. Olivier Rioux vendosi një rekord të ri Guinness për adoleshentin më të gjatë që luan basketboll në Kolegjet e SHBA-së, duke marrë vëmendjen e medieve. “Më duhet të fshihem nën kornizat e dyerve. Meqenëse të gjitha dyert janë në lartësi të ndryshme, nuk është gjithmonë e lehtë t’i shmangësh ato. Ndonjëherë godas kokën dhe më dhemb”, thotë ai. Ai debutoi në parket të enjten, më 6 nëntor, gjatë ndeshjes së fituar nga Florida Gators kundër North Florida, duke kontribuar në mënyrë efektive në fitoren e shokëve...