Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Teliti akuzon qeverinë: 125 milionë euro për PPP-të në 2026, më shumë se për pensionistët dhe familjet në nevojë
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një dokument që favorizon klientelën e qeverisë përmes kontratave të koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP). Sipas Telitit, rreth 125 milionë euro nga fondet publike parashikohen t’u dedikohen PPP-ve vitin e ardhshëm, duke kapërcyer ndjeshëm buxhetet e planifikuara për indeksimin dhe bonuset e pensionistëve, si edhe fondet për ndihmën ekonomike të familjeve në varfëri ekstreme. Ai thekson se PPP-të do të përfitojnë 2.5 herë më shumë se totali i mbështetjes ekonomike për 61 mijë familje në situatë të vështirë, ndërsa shembujt e kontratave problematike – nga check-up-i te sterilizimi dhe inceneratorët – tregojnë, sipas tij, se buxheti po kthehet...