Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…
Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare. Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave. Njoftimi i policisë: Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që...