Meçollari plas skandalin e madh, Begaj dhe Vëngu firmosin nxjerrjen e Pashalimanit nga plani i Forcave të Armatosura…

Meçollari plas skandalin e madh, Begaj dhe Vëngu firmosin nxjerrjen e Pashalimanit nga plani i Forcave të Armatosura…

Skandali i Pashalimanit hedh dritë mbi mënyrën se si institucione të larta të shtetit mund të vendosen në shërbim të interesave private. Sipas denoncimit të ish-ushtarakut të lartë, Artur Meçollari, 80 hektarë të bazës ushtarake janë nxjerrë nga Plani i Përhapjes dhe Veprimit pa respektuar procedurat ligjore, pa formuar grup pune, pa marrë miratimin e NATO-s dhe mbi dokumente të jashtëligjshme. Pavarësisht që Ministria e Mbrojtjes në dhjetor 2024 konfirmonte se baza ishte në proces vlerësimi nga strukturat e NATO-s, vetëm 34 ditë më pas Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Ministrit Pirro Vëngu, nxori dekretin që i mundësonte një oligarku në hetim në Itali të përfitonte pronën. Procedura e duhur, e cila përfshin ngritjen e një grupi pune nga Shtabi i Përgjithshëm, studimin e...