Hotele, automjete dhe llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Hotele, automjete dhe llogari bankare, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare. Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave, shkruan A2 CNN. Ndërkohë nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre. Njoftimi i Policisë: Sarandë-Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale....