Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Qeveria, show me ndërtimet pa leje”- Denoncimi i PD: Ministrja Koçiu ta niste punën nga kullat pak metra larg zyrës së saj!
Partia Demokratike ka denoncuar se qeveria po bën show me ndërtimet pa leje, duke hedhur akuza se kryeministri Edi Rama mbron kullat e oligarkëve dhe jo ligjin. “Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli. Por, theksoi se Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, aty ku po ngrihen kullë pas kulle. Ajo theksoi se projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai ‘vizion europian’, por...