“Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja gjendet e mbyllur brenda një valixheje në një autobus, autoritetet nisin hetimet

“Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja gjendet e mbyllur brenda një valixheje në një autobus, autoritetet nisin hetimet

Autoritetet irlandeze po hetojnë një incident tronditës në një autobus në Galway, ku një grua u gjet brenda një valixheje, pasi një videoje që qarkulloi në rrjete sociale. Citylink ka konfirmuar se po bashkëpunon me policinë irlandeze, pasi një video u shfaq në internet që tregonte një grua të mbyllur brenda një valixheje në ndarjen e bagazheve të një autobusi. Në videon në fjalë, teksa shpërndahen bagazhet nga brenda një valixheje dëgjohen disa britma. Personi që e regjistron afrohet dhe e hap zinxhirin dhe gjen gruan që duket e frikësuar dhe e çorientuar. Një burrë dëgjohet duke e pyetur: “Kush të futi aty?”, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, përgjigjet: “Faleminderit Zotit, faleminderit Zotit”, përpara se të ulet duke mbajtur kokën me duar. 🚨BREAKING IRISH NEWS...