Ngrohja globale vazhdon: 2025-a, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori

Ngrohja globale vazhdon: 2025-a, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori

Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore (WMO) viti 2025 pritet të jetë ndër vitet me temperatura më të larta të shënuar ndonjëherë. Konkretisht, viti i dytë ose i treti më i nxehtë në historikun e regjistrimeve. Kjo tregon për vazhdimin e tendencave jashtëzakonisht të larta të ngrohjes globale, duke shënuar një tjetër vit me temperatura rekord. Sipas raportit të WMO-së, periudha 2015–2025 përfshin secilin prej 11 viteve më të nxehta që nga fillimi i regjistrimeve mbi 176 vjet më parë. Ekspertët e WMO-së shpjegojnë se kjo ngrohje rekord shkaktohet kryesisht nga përqendrimet rekord të gazeve serrë dhe nga akumulimi i ngrohjes në oqeane. Akulli në dete dhe akullnajat po shkrihen me shpejtësi alarmante, ndërsa ngjarjet ekstreme të motit po shkaktojnë tronditje të thella shoqërore dhe ekonomike. Që...