Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Gun Expert”/ Përdorte taksinë e tij për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet 46 vjeçari në Tiranë (EMRI-VIDEO)
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale. Në një operacion të koduar “Gun Expert”, finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi 46-vjeçari Altin Celami, që përdorte taksinë e tij për të shpëtuar nga kontrollet policore, ndërsa iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, drogë kokainë dhe pjesë armësh. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Njoftimi i Policise Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur...