Rrëfimi i Pacollit për Aeroportin e Vlorës, reagon Agron Shehaj: Tregon mënyrën se si ndahen tenderat në mënyrë fiktive

Rrëfimi i Pacollit për Aeroportin e Vlorës, reagon Agron Shehaj: Tregon mënyrën se si ndahen tenderat në mënyrë fiktive

Deklarata e plotë e Agron Shehajt: Është e pabesueshme ajo që tregon Pacolli në lidhje me si ka fituar tenderin dhe ka marrë koncesionin e aeroportit të Vlorës. Dëgjojeni me veshët tuaj, është e pabesueshme! Tani, Pacolli thotë që për aeroportin e Vlorës nuk është bërë një garë, nuk është bërë një tender por fituesi është vendosur në zyrën e Ballukut. Ka qenë Balluku, ka qenë përfaqësuesi i kompanisë turke dhe Pacolli. Si fillim Pacollit i kanë ofruar vetëm 40% të kuotave dhe Pacollit nuk i ka ardhur mire. Nuk i ka ardhur mirë edhe që Balluku i ka treguar kurrizin dhe ka vendosur të mos i thotë direkt “Po”, por ka kërkuar kohë për t’u menduar. Pas disa orësh e ka marrë në telefon përfaqësuesi...