Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
New York Times artikull për Fatos Nanon: Ish-kryeministri shqiptar, udhëheqës në epokën e kaosit dhe tranzicionit
Nga Adam Nossiter Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë që udhëhoqi vendin gjatë tranzicionit nga diktatura komuniste drejt demokracisë, ndërroi jetë më 31 tetor në Tiranë, në moshën 73-vjeçare. Vdekja e tij në spital, pas një sëmundjeje kronike të mushkërive, u njoftua nga presidenti Bajram Begaj. Karriera politike e Nanos pasqyronte vetë historinë e Shqipërisë pas rënies së komunizmit: nga izolimi ekstrem i regjimit të Enver Hoxhës drejt një demokracie të brishtë e shpesh të trazuar. Një politikan i mbijetesës, i aftë të përshtatej me çdo rrethanë, Nano filloi si ekonomist në Partinë e Punës dhe si i afërt me Nexhmije Hoxhën, të venë e diktatorit. Gjatë dekadave të regjimit komunist, Shqipëria u shndërrua në një vend të mbyllur, thuajse si një kamp i madh burgu,...