Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Me krushkën time”, Elsa Lila dhe Çiljeta, miqësia nga “Ferma VIP” që vazhdon edhe pas spektaklit
Prej vitesh të njohura për publikun shqiptar, Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë treguar se lidhja e tyre e fortë e miqësisë, e krijuar gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit. Dy këngëtaret janë bërë të pandara, dhe këtë e kanë dëshmuar sërish me postimet e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqen krah njëra-tjetrës. “Me krushkën time”, ka shkruar Çiljeta në përshkrimin e fotos, duke rikthyer nofkën që u mbeti gjatë reality show-t, kur u afruan përtej çdo pritshmërie të publikut. Ndërkohë, Elsa Lila është rikthyer sërish në ekran, këtë herë si anëtare e jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku i është bashkuar treshes së njohur Agron Llakaj, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo. /vizionplus.tv